Sporti

Mitrovicasi Riad Kostanica, talenti premtues i futbollit kosovar

12/23/2022 12:05
nga:E K

Riad Kostanica është talenti i radhës nga Mitrovica i cili po tregon kualitet të lartë në lojë dhe premton të ardhme të ndritur.

Vetëm 19 vjeçar, karrierën e filloi në ekipin e “Trepçës 89” ku i kaloi të gjitha gjeneratat, përfshirë edhe ekipën seniore për t’u transferuar gjysmë sezonin që lamë pas tek ekipi tjetër i qytetit, “KF Trepça”.

Nga këtu Kostanica pritet të bëjë hapin e madh në karrierë pasi me kualitetin që ka iu ka rëne në sy shumë skuadrave kosovare të cilat do perpiqen ta bëjnë pjesë të ekipit.

I gjatë 185 cm, ai luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit të krahut. Me egërsinë në top dhe me fizikun e tij, është mbrojtës ideal për sigurinë e mbrojtjes së çdo ekipi.