Lajme

Gjermania arreston një shtetas të dyshuar për spiunazh për Rusinë

12/23/2022 11:51
nga:Y I

Një shtetas gjerman që punonte për shërbimin e inteligjencës së jashtme të vendit u arrestua të mërkurën me akuzën e spiunimit për Rusinë, sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Federal Gjerman.

“I pandehuri me emrin Carsten L. dyshohet për tradhti,” tha një njoftim për shtyp nga Prokurori i Përgjithshëm gjerman.

I pandehuri, i cili është i punësuar në Shërbimin Federal të Inteligjencës (BND), u akuzua me urdhër-arrestin me këto fakte: Në vitin 2022, ai i transmetoi një shërbimi të inteligjencës ruse informacionin që kishte marrë gjatë veprimtarisë së tij profesionale.

Përmbajtja është sekret shtetëror sipas nenit 93 të Kodit Penal.