Franca ka nisur një ankesë zyrtare ndaj Emiliano Martinez për talljet e tij brutale ndaj Kylian Mbappe pas finales së Kupës së Botës.
30-vjeçari organizoi një ‘moment heshtjeje’ për Mbappe teksa tallej me sulmuesin pas fitores dramatike të Argjentinës ndaj Francës në finalen e “Katar 2022”, përcjell GazetaBlic Sport.
Më pas ai u pa duke mbajtur një kukull me fytyrën e 24-vjeçares të ngjitur në të gjatë paradës së autobusëve të hapur në Buenos Aires.
Veprimet e Martinez kanë shkuar ‘shumë larg’ për Noel Le Graet, presidentin e FA franceze, pasi ai ka shkruar një letër zyrtare ankese.
“I kam shkruar homologut tim nga Federata Argjentinase, këto teprime më duken jonormale, në kuadër të një gare sportive dhe e kam të vështirë të kuptoj”, tha ai.
“Kjo po shkon shumë larg. Sjellja e Mbappe ka qenë shembullore”,tha ai.
/GazetaBlic Sport/


