Avokati Arianit Koci ka reaguar për rastin me foshnjën në Pejë, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka përmendur dhe rastet tjera që po hetohen, si ai i vdekjes së një të burgosuri në Gjilan e rasti i vrasjes së Hamide Magashit.
Koci ka thënë se të gjitha këto raste makabre ndodhën brenda disa ditësh dhe në të gjitha rastet përgjegjës janë zyrtarët shtetërorë.
Postimi i tij i plotë:
1.
– Në Repartin e Gjinekologjisë në Pejë, është futur në lavatriçe një foshnje e vdekur e mbështjellë me çarçafë.
Foshnja u nxor copa-copa nga lavatriçja!
Rasti është duke u hetuar.
– Në ora 12.40 në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, u gjet i vdekur i paraburgosuri B.E.
I njejti u pranua ditë më parë në këtë institucion.
Rasti është duke u hetuar.
– Hamide Magashi, 35 vjeqarja shtatzënë u vra nga ish-burri i saj – i cili më vonë u vetvra, në oborrin Klinikës së Gjinekologjisë, ku kishte shkuar të lindte.
E njejta ishte nën urdhërin mbrojtës të Gjykatës.
2.
Të gjitha këto raste makabre, ndodhën brenda disa ditësh në Kosovë.
Në të tria rastet, shteti – zyrtarët shtetërorë janë përgjegjës.
Vite me radhë, nuk kërkohet dhe nuk jepet përgjegjësi.
Prandaj kemi ardhur në situatë që për qytetarin nuk ka siguri faktike dhe juridike.


