Hakan Calhanoglu diskutoi rolin e tij në Inter, ambiciet e tyre këtë sezon dhe dëshirën e tij për të lidhur një kontratë të re me klubin.
Mesfushori 28-vjeçar turk iu bashkua Nerazzurrëve në një transferim të lirë vitin e kaluar pasi kontrata e tij skadoi me Milanin, duke i dhënë fund një periudhe katërvjeçare me kuqezinjtë,përcjell GazetaBlic Sport.
Ai është bërë një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Simone Inzaghit në kryeqytetin e Lombardisë, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë pesë asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
“Ndihem mirë dhe dua të jem edhe më i rëndësishëm për Interin. Këtu më ndihmuan që në fillim dhe më bënë të ndihem i qetë. Dua ta shpërblej këtë besim duke fituar një tjetër trofe, ndoshta Scudetton.
“Ne besojmë në rikthimin, nëse rifillojmë me të njëjtën cilësi të ndeshjeve të fundit para pushimit, mund t’ia dalim. Ndeshja kundër Napolit më 4 janar në San Siro do të jetë vendimtare, do të na tregojë shumë për pjesën tjetër të sezonit”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


