Raphinha do të kthehet në Barcelonë të mërkurën për t’u bashkuar në stërvitje pas angazhimit të tij në Kupën e Botës.
Në udhëtimin e tij, avioni i TAP-it bëri një ndalesë në Lisbonë dhe pikërisht aty lindën problemet, transmeton GazetaBlic Sport.
Anësori brazilian kaloi disa orë brenda aeroplanit të ndaluar, pa i ofruar ushqim nga kompania ajrore portugeze dhe ai mbeti pa çantat e tij.
Ai pati kritika të mëdha ndaj kompanisë në fjalë si dhe tha se kjo ishte mungesë respekti ndaj tij.
/GazetaBlic Sport/


