Sporti

Rikthehet EFL Cup, kualifikohen katër ekipet e Premier League

12/20/2022 23:38
nga:Mergim Rreci

Futbolli anglez u rikthyer sonte me katër duelet e raundit të 1/8-ve në EFL Cup. Surpriza nuk pati dhe katër skuadrat e Premier League siguruan kualifikimet e tyre në raundin çerekfinal.

Newcastle iu fal autogolit të Adam Smith në mesin e pjesës së dytë për të thyer 1-0 Bournemouth, ndërsa Southamptoni triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Lincoln falë dygolëshit të Che Adams.

Leicester City fitoi lehtësisht 0-3 në fushën e MK Dons (Tielemans, Perez, Vardy), ndërkohë që Wolvesi i Julen Lopeteguit mposhti 2-0 Gillingham (Jimenez, Ait Nouri).