Lajme

Shefi i EULEX-it: Me kërkesë të Policisë së Kosovës, kemi furnizuar me ushqime, veshmbathje dhe mjete higjienike policët në Jarinjë

12/20/2022 22:29
nga:G B

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se pas kërkesës nga Policia e Kosovës, EULEX me 17 dhjetor u ka dorëzuar policëve të Kosovës në Jarinjë furnizime esenciale, përfshirë ushqime, veshmbathje e mjete higjienike, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Twitter.

“Me kënaqësi ju njoftoj se pas kërkesës së Policisë së Kosovës, EULEX Kosovo me 17 dhjetor, oficerëve të Policisë së Kosovës në pikën e përbashkët të kalimit në Rudnicë/Jarinjë u ka dorëzuar furnizime esenciale, duke përfshirë furnizime ushqimore, veshmbathje si dhe mjete higjienike”, thuhet në postimin e tij.