Policia e Serbisë në fshatin Rudnicë pak kilometra afër kufirit të Kosovë në Jarinje, po ndalon secilin qytetarë serb që me veruat e tyre po tentojnë t`i afrohen pikës kufitare që ndan Kosovën me Serbinë, raporton Gazeta Blic.
Në një video në rrjetin social “Facebook: të Nemanja Saroviç nga “Lëvizja për besim, shpresë dhe dashuri”, shihet se ai nuk është lejuar të lëviz me veturën e tij drejt pikës kufitare në Jarinje.
Në këtë video ai dëgjohet duke folur me policinë e Serbisë e të cilët thonë se ka një urdhër nga lartë që askush mos të lejohet të afrohet në kufirin e Kosovës me automjete.
Më poshtë bashkëbisedimi ndërmjet Nemanja Saroviç dhe policit serb:
Saroviç: Erdha të shikoj se deri ku mund të na lejoj policia të lëvizim. Mirëdita çfarë problemi ka. Zotëri a mund të na tregoni çfarë problemi ka se jeni të vendosur midis rrugës dhe po na pengoni?
Polici serb: Është urdhër nga hierarkia ….
Saroviç: Nga Aleksandër Vuciq?
Polici serb: Nuk është Vuciq, por ministri I Punëve të Brendshme Bratislva Gashiq
Saroviç: A më tregoni drejt a është budallaki ta keni një ministër të Punëve të Brendshme si Gashiq
Polici serb: Nuk përgjigjemi në këso pyetje
Saroviç: Keni marre që ta pranoni se keni një ministër si Gashiq prandaj edhe ju vjen marre të flisni ….
Polici serb: Në këmbë mund të shkoni, por jo me veturë …..
Barrikadat e vendosura në veri të vendit tash e njëmbëdhjetë ditë vazhdojnë të qëndrojnë duke vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë, ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut janë të bllokuara.
Serbët lokalë kanë ngritur edhe një tjetër barrikadë në “Kroin e Vitakut”, përkatësisht nga Mitrovica në drejtim të Zvecanit, duke çuar kështu numrin e tyre të përgjithshëm në nëntë.
Dyqanet janë hapur ndërkaq edhe nëpër shkolla e fakultete mësimi ka filluar të mbahet.
Vërehet prezencë e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.
Kurti për mediumin britanik: Shqetësohemi se largimi i barrikadave nuk mund të përjashtojë pasojat


