Expose prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar sonte një dokumentar mbi ndarjet buxhetore për komunat në kuadër të buxhetit të vitit 2023.
Nga 51.2 milionë euro investime kapitale të reja të nivelit qendror këtë vit, 22 milionë euro janë destinuar për projekte specifike në komuna; 52% e kësaj shume (12 milionë euro) do të orientohet tek tri komunat e udhëhequra nga VV, komuna që mbulojnë 9% të territorit dhe 8% të popullsisë.
Komunat që do të jenë përfitueset më të mëdha, veçohet Komuna e Gjilanit, e udhëhequr nga VV, e cila do të përfitojë investime me vlerë 7 milionë euro apo rreth 31% të investimeve të reja të nivelit qendror në komuna për vitin e ardhshëm. Kurse, Komuna e Shtimes, e cila po ashtu udhëheqet nga VV, do të jetë përfituesja e dytë më e madhe me rreth 3.9 milionë euro apo 17.1% të investimeve të reja. Komuna e tretë që do të përfitojë mbi 15% të investimeve kapitale të reja apo rreth 3.5 milionë euro është ajo e Mitrovicës, e udhëhequr nga PDK. Ndërkaq janë 18 komuna të cilat nuk do të përfitojnë fare nga investimet e reja të nivelit qendror në komuna.
E më këtë nuk po arrijnë të pajtohet as deputetja nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami, ndonëse e pranon se praktika të tilla janë bërë edhe në të kaluarën.
“Të ju them të drejtën edhe në të kaluaren ka ndodhur që disa komuna me u trajtu më mirë se sa të tjerat, por ajo që ka ndodhur këtë vit është larg nga e kaluara, tani më lejoni të ju them se përafërsisht janë 53 milion euro janë investime të reja tek investimet kapitale dhe më shumë se 50% e tyre shkojnë tek komunat që qeverisën nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ka një diskrepancë të madhe, unë e kam marrë shembullin e komunës së Lipjanit dhe Shtimes, të cilat dallojnë edhe nga territori edhe nga numri i banorëve, Shtimja i ka rreth 6 milionë euro të reja investime kapitale, kurse Lipjani 2 milionë euro, si investime të reja kapitale të planifikuara për vitin 2023”, tha Bajrami.
Më poshtë dokuemntari i plotë: