Protesta e serbëve në Jarinje veçse ka eskaluar. Një grup i protestueseve e kanë kaluar kordonin e policisë së Serbisë dhe janë nisur drejt pikës kufitare në Jarinjë.
Por më pas, kordoni i njësisë speciale të Policisë së Serbisë ka arritur të vë në kontroll protestën në Jarinjë.
Po ashtu, një protestues është arrestuar nga Policia serbe, kurse disa të tjerë kanë filluar të brohorasin “Kosova është zemra e Serbisë”.
Në anën tjetër, KFOR-i dhe Policia e Kosovës po monitorojnë situatën në territorin e Kosovës.
Eskalojnë serbët: Shpërthejnë në të shara ndaj misionit të KFOR-it
Protestuesit serb thyejnë kordonin e policisë, tentojnë t’i afrohen kufirit me Kosovën


