Lajme

Eskalojnë serbët: Shpërthejnë në të shara ndaj misionit të KFOR-it

12/18/2022 14:21
nga:Genita C

Ka nisur protesta e thirrur për sot nga qytetarët serbë. Deri më tani janë grumbulluar dhjetëra qytetarë matanë kufirit në Jarinjë.

Në mesin e këtyre protestuesve ka edhe persona të maskuar.

Në pamjet live të publikuara nga faqja “Srbin.info”, serbët dëgjohen duke sharë misionin e KFOR-it.

Kjo vjen pasi ushtarët e KFOR-it kanë shkuar në Jarinjë sot, për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të situatës, pasi nëpër rrjete sociale është folur për një takim të ekstremistëve matanë kufirit./GazetaBlic/

 

Serbët ia vëjnë flakën “marrëveshjes së Brukselit” në një pankartë në Jarinje