Lajme

“Ndërkombëtarët e dinë se kush është Serbia, por kanë frikë në destabilizim të Ballkanit”

12/18/2022 14:10
nga:Genita C

Analisti politik, Fitim Salihu, ka thënë se arsyeja kryesore përse komuniteti ndërkombëtar është frikësuar të merret sa duhet me gjykimin e krimeve serbe është kërcënimi me paqen dhe stabilitetin në rajon.

Salihu thotë se Serbia ka kapacitet destruktiv për t’i destabilizuar 3-4 shtete të rajonit.

“Ndërkombëtarët e dinë se kush është Vuçiqi, Daçiqi, Rada Trajkoviqi dhe secili ministër tjetër i Milosheviqit e Sheshelit, sikurse kanë informata më shumë se ne për secilin krim të shtetit serb. Por, Serbia është shfajësuar vetëm sepse kërcënon me destabilizimin e Ballkanit”.

“Kësodore, ndërkombetarët e kanë zgjedhur stabilitetin para drejtësisë, paqen në kurriz të viktimave”, ka shkruar ndër të tjera ai.