Sporti

Real Madrid në pritje të ofertave për Eden Hazard

12/16/2022 10:58
nga:Mergim Rreci

Real Madridi është duke pritur për një ofertë në merkaton e dimrit për të negociuar largimin e Eden Hazard, sipas Marca.

Kupa e Botës nuk shërbeu për të rigjallëruar Hazardin dhe mesfushori belg po i afrohet derës së largimit të Real Madridit, përcjell GazetaBlic Sport.

Edhe pse lojtarit i kanë mbetur edhe një vit e gjysmë nga kontrata e tij, trajneri Carlo Ancelotti e ka shfrytëzuar pak deri tani, gjë që e dëshmojnë tre paraqitjet e tij në kampionatin spanjoll, ku ka qenë vetëm një herë në formacionin titullar. E njëjta gjë ndodhi në Champions League, ku ai gjithashtu ka vetëm një paraqitje në njëmbëdhjetëshen startuese.

E ardhmja e 31-vjeçarit belg mund të kalojë përmes Shteteve të Bashkuara, në MLS.

/GazetaBlic Sport/