Analisti Gazmir Raci ka thënë se prej vitit 2017 deri më 2021, janë grumbulluar shumë çështje të pazgjidhura në dialogun Kosovë – Serbi.
“Prej 2011-ës, dialogun e kanë pasur të gjitha qeveritë, por prej vitit 2017 e deri në vitin 2021, janë grumbulluar aq shumë çështje të pazgjidhura në kuadër të dialogut, saqë ne tashmë në vend se të flisnim për dialogun për normalizim, për marrëveshjen finale, neve na u deshën dy vite për të folur për targa, për letërnjoftime, për stickera, për ngjitësa, marrëveshja për energji, asociacioni, nuk e kuptoj pse bëhet një debat për asociacionin, kur kjo nuk është temë e re, asociacioni është prej vitit 2015, është kërkesë amerikane, kërkesë evropiane, gjermane, ka qenë kërkesë edhe e sekretares Clinton, nuk është bërë asnjë hap, janë 4 apo 5 vite që nuk është bërë asnjë hap”, ka thënë Raci në Rubikon të Klan Kosova.


