Lajme

“VV-ja bie nën 40%”, Bajqinovci reagon ndaj sondazhit të fundit: Për keqardhje këto lajme të rreme

12/14/2022 23:35
nga:Genita C

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas sondazhit të fundit ku doli se partia e tij ra nën 40%, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Bajqinovci thotë se kjo organizatë edhe një javë para 14 shkurtit 2021, kishte publikuar një rezultat të një sondazhi me pothuajse 10% më poshtë se sa rezultati që sollën qytetarët më 14 shkurt.

Bajqinovci thotë se kjo situatë është për keqardhje, teksa shton dëshpërimi i njerëzve për tu rikthyer në pushtet, po shfaqet me lajme e sondazhe të pavërteta.

Shkrimi i plotë:

Jo më shumë se një javë para 14 shkurtit 2021, e njëjta organizatë, pati plasu një rezultat të një sondazhi me pothuajse 10% më poshtë se sa rezultati që sollën qytetarët më 14 shkurt.

Përpjekje e resurse pafund ishin lanësuar atëherë për të penguar atë që tashmë qytetarët kishin vendosur: t’i jepnin fund korrupsionit të organizuar.

Ata që ishin përbetuar se ‘nuk do të dilnin në publik për 10 vite nëse nuk dilte sondazhi i tyre’, u kanë rënë pas fjalëve e po shfaqen edhe tani.

Si atëherë, edhe sot, keqardhje për këta njerëz që presin me kaq padurim të rikthehen skema që e zhvasin pasurinë publike, e dëshpërimin e tyre e shfaqin me lajme të rreme e sondazhe që ja huqin.

Lidershipi shtetëror e institucional gëzon përkrahje të gjerë nga populli i Kosovës.

Sondazhi i fundit: Kjo parti do t’i fitonte zgjedhjet nëse mbahen sot