Lajme

AAK kërkon që koeficienti në Ligjin e Pagave të ketë vlerën 129 euro

12/14/2022 14:59
nga:N M

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka folur për Ligjin e Pagave.

Ai është shprehur se ky ligj duhet të hyjë në fuqi më së largu më 1 shkurt. Gjithashtu, ai tha se edhe procedurat e Kuvendit duhet të përfundojnë sa më shpejtë.

“Ligji i Pagave duhet të hyjë në fuqi më së largu me 1 shkurt, që nënkupton procedurat në Kuvendit e Kosovës duhet të përfundojnë sa më shpejtë që është e mundur”, u shpreh tutje ai.

“Nenet që rrezikojnë të drejtën e Ligjit për Paga dhe Ligjit për Zyrtarë Publikë, të cilat rrezikojnë që të dërgohen në Gjykatë Kushtetuese, të rregullohen mes dy leximeve në Kuvend”, përfundoi Tahiri.

PSD me aksion te Qeveria për situatën në veri e dialogun – vendosin mbishkrime “tension për Asociacion”