Lajme

Lajm i trishtë nga Franca: Një person hyn në supermarket dhe sulmon tre persona me sëpatë

12/12/2022 23:02
nga:Genita C

Tre persona u plagosën pasi u sulmuan mbrëmjen e sotme nga një burrë me sëpatë në një supermarket në Zemon, në veri të Francës , shkruan gazeta lokale La Voix du Nord.

Nga të plagosurit, dy ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetën.

Pasi ka goditur tre personat, autori e ka kthyer sëpatën dhe nga vetja duke mbetur gjithashtu i plagosur.

Nuk ka informacione të mëtejshme për motivin e sulmit.