Etrit Berisha duket se do të largohet nga Torino, pasi dhe një herë e ka humbur vendin e titullarit dhe duket se gardiani i Kombëtares shqiptare ka nisur kontaktet me një tjetër klub italian.
Siç raporton “TuttomercatoWEB”, 33-vjeçari është kontaktuar nga Salernitana.
Kjo e fundit po bën planet për merkaton e janarit dhe Berisha ndodhet në krye të listës, pasi trajneri kërkon me ngulm një portier.