Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim zëvendës ndihmës sekretarin për çështje evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar.
Ky takim po zhvillohet brenda hapësirave të Qeverisë së Kosovës.
Pak më parë, Escobar takoi edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.
Kujtojmë se këto vizita zhvillohen në një kohë ku situata në veri të Kosovës është e tensionuar.
Ndryshe, në takim me Escobarin ishte paraparë të jetë edhe Këshilltari i DASH-it, Derek Chollet, por i njëjti anuloi vizitën për shkak të infektimit me COVID-19.


