Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu sot pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Zyra e presidencës ka njoftuar se takimi do të mbahet në ora 14:30 në kabinetin e presidentes.
Në komunikatë thuhet se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa nuk është cekur nëse do të ketë konferencë për media./Gazeta Blic/


