Partia Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Osmani lidhur me zgjedhjet në Veri.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.
Ai theksoi se në takim do të marrë pjesë nënkryetarja Vlora Çitaku.
“Nënkryetarja Çitaku e përfaqëson PDK në takim. Qëndrimet tona do t’i shprehim aty. Na intereson qëndrimi i qeverisë për situatën dhe aftësia e tyre për garantim të kushteve për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve”, ka deklaruar Avdullahu.
Zgjedhjet në Veri, Osmani do të takojë sot partitë politike për konsultim


