Lajme

Abrashi: U vërtetua se në veri nuk është ndarja serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë

12/09/2022 11:23
nga:Y I

Deputeti Artan Abrashi, nga partia Lëvizja Vetëvendosje në seancën plenare që po mbahet ka thënë se këto ditë është vërtetuar ajo që vazhdimisht është thënë, që në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetar.

Sipas Abrashit një dallim të tillë po e bëjnë Policia e Kosovës, gjë e cila sipas tij po i pengon kriminelët.

“U vërtetua edhe njëherë ajo që kemi thënë vazhdimisht, në katër komunat në veri nuk është ndarja në serb e shqiptarë por në banda kriminale dhe qytetarë. Ky dallim po theksohet gjdo ditë, policia jonë po e bën atë kurse kriminelëve kjo gjë po ju pengon. Po ju pengon sepse ata duan të mos luftohet krimi dhe kontrabanda, ata duan shtimin e laboratorëve të drogës, ata duan shtrirjen e kontrollit kriminal të Beogradit, duan uzorpim të pronave, duan përdorimin e targave të Millosheviqit, duan mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, sikurse të ishte territori i saj, duan struktura paralele, gjendje të anarkisë, duan mos pagesë të energjisë elektrike,ujit, taksave e tatimeve, përdorimin e operatorëve ilegal. Ata duan të kërcënojnë, vrasin, kidnapojnë, djegin dhe shkatërrojnë gjdo gjë që ju del në rrugë”, ka thënë Abrashi.