Lajme

Franca rrit patrullimet në Kanalin e La Manshit

12/09/2022 11:18
nga:Y I

Marrëveshja e bërë mes sekretares së Brendshme të Britanisë Suella Braverman dhe ministrit të Brendshëm francez duket se po merr zbatim.

Autoritetet në Francë kanë rritur kontrollin në Kanalin e La Manshit për anijet që kalojnë ilegalisht që kërkojnë të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Dy anije të tjera kaluan përgjatë Kanalit në pritje për t’u zhvendosur në Britani në atë që roja bregdetare franceze e përshkruan si një lëvizje “të paprecedentë”. Roja bregdetare franceze ka bërë të ditur se anija Lapérouse ka mbërritur në portin e Calais, ndërsa anija Kermorvan do të jetë atje në ditët në vijim.

Më shumë se 40,000 njerëz kanë bërë kalime të tilla këtë vit një numër rekord. Muajin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar ra dakord të rrisë pagesat për Francën me 8 milion Paund më shumë në vit në përpjekje për të ndaluar kalimet e paligjshme me varka të vogla.

Paratë do të jepen për mbikëqyrjen e shtuar të plazheve franceze, ndërsa oficerët në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë gjithashtu në gjendje të vëzhgojnë patrullimet brenda Francës. Mendohet se oficerët francezë që patrullojnë bregdetin do të rriten në numër nga rreth 250 në 350 gjatë pesë muajve.

Qeveria e Sunak ka qenë nën presion mbi raportet se emigrantët janë strehuar në kushte të pasigurta dhe çnjerëzore pas mbërritjes në Britani, me qendrat e përpunimit që përpiqen të përballojnë volumin e kalimeve. Shumë prej tyre janë vendosur në hotele ndërsa presin rezultatin e aplikimeve të tyre.

Por plani i ri i Braverman i hartuar në fund të muajt të kaluar kërkon që azilkërkuesit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga vende të konsideruara të sigurta nga Ministria e Brendshme do të depërtohen më shpejt. Braverman, po kërkon të ringjallë një listë të vendeve të përcaktuara “të sigurta”, për qytetarët kërkesat për azil të të cilëve konsiderohen kryesisht si të pabaza. Kërkuesit e refuzuar nuk do të kenë të drejtë të apelojnë. Lista përfshin Shqipërinë, e cila ka parë një rritje të madhe të numrit të njerëzve që lëvizin në Britani.