Lajme

Bie poshtë propozimi i Ambasadës Britanike, Burbuqe Hana zyrtarisht merr udhëheqjen e Telekomit

12/07/2022 15:42
nga:G B

Burbuqe Hana edhe zyrtarisht merr udhëheqjen e Telekomit të Kosovës për një mandat 3 vjeçar.

Burime të Kiks Kosovës thonë se Hana u vu në krye të Telekomit pas presioneve të mëdha ndaj bordit, kjo pasi që Komisioni Britanik i cili mori pjesë në rekrutimin për këtë pozitë propozoi për kryeshef të Telekomit, Kreshnik Domin.

Në fakt në rezultatet e prezantuara ky komision propozoi vetëm Domin për këtë pozitë.

Domi aktualisht mbanë pozitën e drejtorit të Shitjes në Telekomin e Kosovës.

I kontaktuar nga Kiks Kosova, kryesuesi i Bordit të Telekomit ka refuzuar që të konfirmoj ose jo lajmin për Hanën.

Lajmi është konfirmuar për Kiks Kosova nga anëtarja e bordit, Mimoza Vila.

Britanikët rekomandojnë Kreshnik Domin për kryeshef të Telekomit, Qeveria insiston në njeriun e tyre Burbuqe Hanen (dokument)