Lajme

Deputeti i PDK-së: Së shpejti Trusti votohet në Kuvend

12/07/2022 15:17
nga:N M

Pasi kaloi në votim në komisionin për buxhet, nisma legjislative për tërheqjen e 30% parave nga Trusti mund të votohet shpejt në Kuvend, raporton Gazeta Blic.

Këtë po e thotë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu.

Ai i ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit sidomos atyre te shumicës për reflektim duke I bërë thirrje që të votojnë PËR

Reagimi i plotë:

Ne mbledhjen e sotme te Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere kaloi Nisma Legjislative për Trustin.
Së shpejti kjo nismë do të votohet edhe në Kuvend ku qytetarët presin votën Pro.
Reflektimi i deputetëve për këtë çështje është i domosdoshëm në këtë kohë krize dhe inflacioni.