Këshilltari për media nga Presidenca, Bekim Kupina, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve në Veri.
Kupina tha se Presidenca mund të vihet në veprim për kete çështje vetëm pas vlerësimit që vjen nga institucionet e sigurisë dhe pranimit të kërkesës për shtyrjen e zgjedhjeve nga KQZ-ja.
“Vlerësimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve i takon institucioneve të Republikës së Kosovës në bazë të kritereve specifike. Sipas praktikës së deritanishme, Presidenca mund të vihet në veprim vetëm pas vlerësimit të tillë nga institucionet kompetente të sigurisë dhe pranimit të kërkesës për shtyrjen e zgjedhjeve nga KQZ-ja”
“Presidenca është në kontakt të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe nëse vjen një kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve, sipas praktikave të Komisionit të Venedikut, Presidentja Osmani do t`i ftoj subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin” deklaroi Kupina për Gazeta Blic.
Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Havenier ka deklaruar gjatë ditës së sotme se për shkak të situatës në Veri nuk ka kushte për momentin që të mbahen zgjedhjet.
“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë ata që janë të përfshirë të tregojnë vetëpërmbajtje”.
/Gazeta Blic/
Hovenier: Nuk ka kushte që zgjedhjet të mbahen në veri për momentin


