Lajme

Momente pikante nga samiti në Tiranë, Macron këndoi “La Traviatën”, kryeministri i Luksemburgut s’i rezistoi “Taki Taki-t”

12/07/2022 11:28
nga:Genita C

Përmes një videoje janë sjellë momentet më pikante të samitit BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri.

Në momentin e realizimit të fotos familjare, liderët e BE-së shijuan një shfaqje artistike ku ndërthureshin, tradita, klasikja dhe e reja.

Presidenti Emmanuel Macron këndoi “La Traviatën” e Verdit. Por ai që e ka shijuar më shumë shfaqjen duket se ishte kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, i cili është parë duke kërcyer nën tingutj e “DJ Snake” – Taki Taki ft. Selena Gomez, Ozuna, Cardi B.

Në një moment siç shihet në videon përmbledhëse të abcnews.al ai kërceu, madje ftoi dhe mikun e tij kryeministrin e Holandës Mark Rute t’i bashkohej këtyre momenteve të argëtuese.

Kryeministri Edi Rama i priti një e nga një udhëheqësit në sheshin “Italia”, të cilët pasi kaluan në tapetin e kuq, hynë në ambientet ku u mbaj Samiti.

Në momentin e realizimit të fotos familjare, liderët e BE-së shi

Samiti i Tiranës mes liderëve të Unionit dhe të rajonit të Ballkanit u konkretizua me përfitime konkrete më shumë se për Ballkanin Perëndimor, për Shqipërinë