Lajme

Borrell për dialogun Kosovë-Serbi: Është dorëzuar versioni i fundit i propozimit

12/06/2022 11:16
nga:Genita C

Shefi i Politikës së Jashtme i BE-së, Josep Borrell në samitin “BE-Ballkani Perëndimor” ka folur për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, raporton GazetaBlic.

Sipas Borrellit tani është një moment shumë i rëndësishëm për dialogun, teksa nuk ka dhënë asnjë afat.

Borrelli bëri me dije se në Kosovë e Serbi është dorëzuar versioni i fundit i propozimit, por nuk tregoi se çfarë përmban ky propozim

“Është një moment i rëndësishme për dialogun Kosovë Serbi. Dje në serbi e kemi dorëzuar verisonin e fundit të propozimit që është vendosur në tavolinë ndërsa në Kosovë e kemi dorëzuar sot”, ka thënë Borrell.