Lajme

Humb jetën burri nga Deçani, u rrëzua aksidentalisht

12/06/2022 10:28
nga:Y I

Një burrë nga fshati Carrabreg i Deçani ka vdekur gjatë ditë së djeshme.

Sipas familjarëve i ndjeri ishte rrëzuar aksidentalisht dhe nuk u ka shpëtuar plagëve të marra.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se ka nisur hetimin e vdekjes dhe se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.