Lajme

“Hipokrizi”/ Kurti tani iu gëzua humbjes së Serbisë e fitores së Zvicrës, por ja çka shkruante për ndeshjen mes tyre në vitin 2018

12/04/2022 15:36
nga:G B

“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”. Ky ishte postimi që bëri në Facebook kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e të premtes, pas ndeshjes Zvicër-Serbi në Kampionatin Botëror të Futbollit që po mbahet në Katar, raporton Gazeta Blic.

Krahas këtij postimi ai publikoi fotografinë e lojtarëve të Zvicrës, shqiptarëve Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.


Derisa tani kryeministri iu gëzua humbjes së Serbisë dhe fitores së Zvicrës, njësoj nuk kishte vepruar edhe 4 vite më parë, kur në vitin 2018 kishte qenë ndeshje në mes të këtyre dy ekipeve, e kur po të njëjtit futbollistë me prejardhje shqiptare i kishin sjellë fitoren Zvicrës.

Madje, politikanët që i ishin gëzuar kësaj fitoreje, Kurti kishte shkruar se ata që po e bëjnë nuk është patriotizëm por hipokrizi.

Më poshtë mund ta shihni postimin e bërë nga Kurti në vitin 2018.