Sporti

Tragjedi në futbollin kosovar, një futbollist ka vdekur në miqësoren mes Trepçës ’89 dhe A&N

12/03/2022 15:21
nga:Mergim Rreci

Një tragjedi ka ndodhur në ndeshjen futbollistike mes Trepçës ’89 dhe A&N, në Kosovë.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se një futbollist i juniorëve të Trepçës ’89 ka ndërruar jetë, si pasojë e një ataku kardiak, shkruan GazetaBlic Sport.

Ngjarja ka ndodhur sot në stadiumin e A&N në Prizren gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Përkundër intervenimit nga stafet mjekësore të ekipeve, i riu nuk ka mundur t’i shpëtoj vdekjes.

Redaksia jonë e ka tashmë emrin e futbollistit që mbeti i vdekur në fushë, por për hirë të korrektësisë nuk do e publikojmë atë derisa të ketë një komunikatë nga klubi ose një njoftim zyrtar nga familja e tij.