Lajme

Gjilanasi ushtron dhunë ndaj babait të tij, arrestohet

12/03/2022 09:43
nga:Astrit Gashi

Një person në Gjilan është arrestuar nga Policia dhe është dërguar në mbajtje.

I njëjti ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.

Përveç, dhunës i dyshuari ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht babanë e tij.

“Gjilan 01.12.2022 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka ushtruar dhunë dhe ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.