Lajme

Deputetja e PDK-së: Kryeministër, lej dokrrat!

12/01/2022 13:54
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka thënë kryeministrit Kurti që t’i lë dokrrat dhe ta kryejë detyrën e tij e të mos merret me reagime patetike në rrjete sociale, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ai me urgjencë duhet ta ketë një propozim konkret për ta parandaluar dhunën ndaj grave dhe t’i bëjë ndryshimet e nevojshme për t’i forcuar sanksionet ndaj atyre që bëjnë vepra të tilla.

Postimi i saj i plotë:

Kryeministër, lej dokrrat!

Kryej detyren e kreut te ekzekutivit. Je personi me i pushtetshem ne Republiken tone, per tu marre me reagime patetike ne rrjete sociale.

Eja me propozim konkret e strategji per parandalimin e dhunes ndaj grave dhe femicidit!

Me urgjence silli ne Kuvend ndryshimet e nevojshme per te forcuar sanksionet ndaj kryesve te ketyre veprave! Si anetare e Komisionit per te Drejta te Njeriut e ke perkrahjen dhe voten time.

Nga ti si Kryeminister priten veprime konkrete!