Lajme

Avokati Koci: Në QKUK ka roje, policë, si iku me veturë vrasësi i 35 vjeçares dhe askush nuk reagoi?

12/01/2022 12:50
nga:G B

Avokati Arianit Koci ka pyetur se si askush nuk e ka kontrolluar apo parë vrasësin e 35 vjeçares shtatzënë para Gjinekologjisë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se në ndërtesën e gjinekologjisë është roja, në rrethin e spitalit ka policë dhe si vrasësi ka ikur me veturë, si ka dalë nga QKUK-ja pa u kontrolluar nga askush.

Postimi i tij i plotë:

Në hyrje të QKUK-së, e merr biletën.

Në ndërtesën e gjinekologjisë është roja.

Në rrethin e spitalit ka zyrtarë policor.

E vranë gruan me tre plumba. Alltia pa shurdhues.

Krisma dëgjohet anekënd!

Vrasësi hyp në kerr, del prej rrethit të QKUK-së.

Gjithmonë ka shumë njerëz në spital, veçanarisht në gjinekologji.

Para se me dalë e paguan daljen/parkingun, për shkak se laura është e lëshuar.

Aty është roja që e kontrollon hyrje-daljen.

Si është e mundur askush të mos reagoj?