Lajme

Shtatzëna dyshohet se u qëllua me dy plumba në kokë

11/30/2022 19:38
nga:Genita C

I dyshuari për vrasjen e ndodhur para Klinikës së Gjinekologjisë dyshohet se është ish-burri i viktimës.

Po raportohet se viktima është qëlluar me dy plumba në kokë ndërsa dorasi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Se një grua 35-vjeçare është vrarë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”, është shprehur Ahmeti.

Detaje shokuse: Viktima ishte e shtrirë në QKUK, kishte dalë për të blerë gjësende, kur u qëllua me armë zjarri