Trepça ’89 dhe Ballkani kanë barazuar në ndeshjen që u zhvillua sot.
Ky takim i takonte xhiros së tretë të Superligës, por u shty për shkak të angazhimeve që kishte kampioni i Kosovës në Evropë, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 1 në ‘Riza Lushta’.
Oyeknami shënoi fillimisht për epërsinë e skuadrës vendase, kurse Ermal Krasniqi barazoi shifrat në fund të kësaj përballje.
/GazetaBlic Sport/


