Lajme

“Nëntori i Dytë”, Thaçi dhe të tjerët në paraburgim, ish këshilltari i presidentit me fjalë prekëse

11/28/2022 10:43
nga:N M

Bekim Çollaku ish këshilltar i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për festat e nëntorit ka pasur disa fjalë për ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili që dy vite po mbahet në paraburgim me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin Rexhep Selimin dhe të tjerë, raporton Gazeta Blic.

Sipas Çollakut, 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, i gjen padrejtësisht në burg udhëheqësit e UÇK-së dhe themeluesit e shtetit të Kosovës.

“Historia botërore nuk na ka mësuar se ndonjë popull ose ndonjë shtet e ka fituar lirinë dhe është krijuar si rezultat i të ashtuquajturës “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Kosova nuk përbën përjashtim nga kjo e vërtetë historike. Prandaj, të mjera dhe të dështuara do të mbesin përpjekjet për ta kriminalizuar UÇK-në, luftën e saj të drejtë për liri dhe pavarësi të Kosovës”, ka shkrua ai.