Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për një të zjarrvënies që kanë ndodhur në Prishtinë.
Në “Rruga B” në rrethana ende të panjohura është përfshirë nga zjarri një automjet, pronë e viktimës mashkull kosovar.
Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë dhe fikin zjarrin.
“Të lënduar nuk ka, përveç dëmeve materiale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton policia.


