Në pritjen zyrtare me rastin e festave të Nëntorit, Unioni i Bashkive Shqiptare i ka ndarë ish-presidentes Jahjaga medalje mirënjohjeje për kontributin e saj në fuqizimin e gruas.
Jahjaga është shprehur se të gjithë duhet të ndihen krenarë përderisa vërehet se forca e gruas ka filluar të çmohet.
“Të jesh grua dhe të qëndrosh përballë sfidave të kohës është guxim, por edhe obligim”, është shprehur Jahjaga.
Nderimi që iu dedikua asaj, Jahjaga e quajti dedikim për gruan shqiptare kudo dhe për vlerën e saj që ka në shoqëri.
“Prandaj në emër të gruas shqiptare kudo që jeton, këndej e andej kufirit, ju them: ne jemi shoqëri e fortë sepse gruaja shqiptare ndër shekuj ka qenë shtylla e saj”, u shpreh në fund ish-presidentja Jahjaga.
Medalja iu dha nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kurse pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.



