Lista Serbe dhe 13 parti tjera politike të regjistruara ka hequr dorë zyrtarisht nga pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave në veri të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Ky njoftim u bë i ditur në mbledhjen e KQZ-së.
Sipas këtij institucioni, partitë politike kanë pasur afat që deri me 19 nëntor ta njoftojnë KQZ-në se nuk duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 dhjetorit. Kështu ka vepruar edhe partia politike Lista Serbe, e cila ka udhëheqëur deri më tani me komunat në veri, por që kryetarët e saj kanë dhënë dorëheqje.
KQZ-ja e ka shtyrë afatin e aplikimit për partitë politike për të dorëzuar emrat e kandidatëve deri me 25 nëntor, por siç duket ky afat nuk do të vlejë edhe për Listen Serbe dhe 13 partitë tjera.
Marrëveshja e Brukselit / Jetëgjatësia e targave serbe – “KM”, “PR”, “GL”, “UR”… mbesin përgjithmonë


