Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka vendosur që të reduktojë shërbimet në gjykata dhe të pezullojë çdo bashkëpunim apo aktivitet ku prezentë janë përfaqësues të Qeverisë, për shkak të vendimit të fundit për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj në një konferencë për medie, ka thënë se puna e gjykatave reduktohet dhe do të vazhdojë me shërbime esenciale, ndërsa për listën e shërbimeve do të caktohet nesër.
Zogaj theksoi se KGJK-ja dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e çdo organizimi ku janë pjesëmarrës përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovë.
“KGJK dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e çdo organizimi apo ku janë pjesëmarrës përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovë. Nëse nuk e anulon vendimin, KGJK do të vendosë më 8 dhjetor për masat e tjera”, ka thënë Zogaj.
“Vendimi për uljen e pagave është në kundërshtim me Kushtetutën. KGjK ka qenë i detyruar të marrë këtë vendim. Nuk mund të jetë justifikim rritja e pagave madje edhe qesharake. Ne si sistem e kemi përkrah Qeverinë për të avancuar sundimin e ligjit. Është rrënim i pozitës së gjyqtarit. KGjK është organ kushtetues që administron me drejtësinë dhe Qeveria duhet të qëndrojë larg prej gjyqësorit. Jemi gardian për të mbrojtur vendimet e gjyqësorit”, tha në fund Zogaj.


