Lajme

Matoshi për zhvillimet e fundit: A ka kush e mbronë Kosovën prej ujqve të mjegullës?

11/23/2022 15:36
nga:Genita C

Analisti politik, Halil Matoshi, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke pyetur nëse ekziston dikush që e mbronë Kosovën nga ata që Matoshi i ka quajtur si ujq të mjegullës, duke iu referuar Qeverisë së Kosovës.

Matoshi ka thënë se nëse Kosova ka mbetë në këshillat e Bojken Abazit atëherë kosovarët po e shkatërrojnë legjitimitetin e shtetit.

Tutje, Matoshi ka thënë se nëse dëgjohet ai atëherë mund të konkludojmë se këtij vendi po i mungon qytetari e edukuar si dhe patriotizmi kushteteues.

Shkrimi i plotë:

“A ka kush e mbronë Kosovën prej ujqve të mjegulles?

Nëse populli titanik i Kosovës ka mbetë me e thirr në tubime madhore Bojken Abazi kundër presionit të aleatëve të Kosovës mbi Albin Kurtin (si mitingjet e së vërtetës të Milošević-it dikur) atëherë kosovarët del se tue mos mujtë me u ngritë në shoqni politike, po e gërryjnë nga brenda legjitimitetin e shtetit dhe munet me u konkudu se nuk e kanë meritu lirinë dhe mbështetjën e botës së lirë (demokracive të mëdha), sepse këtij vendi i mungon qytetaria e edukueme dhe patriotizmi kushtetues!”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e tij në Facebook.