Lajme

Matoshi: Albin, kthehu tek koncepti amerikan ose ktheu te shpija

11/21/2022 22:04
nga:G B

Analisti politik, Halil Matoshi, i ka kërkuar Kurtit që të kthehet te koncepti amerikan ose të shkojë në shtëpi, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti nuk i përfilli amerikanët, por mori goditje edhe nga evropianët.

Matoshi ka thënë se Albin Kurti duhet të ndërmarrë veprime racionale, jopopuliste dhe në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.

Postimi i tij i plotë:

Albin, ktheu tek koncepti amerikan ose ktheu te sh’pia!

Kosova në bankën e të akuzuarve nga BE, albinistat revolucinarë e mendjemdhaj shpërthejnë në shamje ndaj Joseph Borrell-it.

Pasi Kryeministri kosovar nuk i bâni hesapë ShBA-në, mori edhe nji goditje nga europeanët.

Pështyni, shani e shitni mend në Facebook, sa të mundeni, sepse Borrelli nuk i lexon komentet tueja të shkreta, por Kosova nuk ka tjetër alternativë pos rreshtimit me liderin e sigurisë sonë, Amerikën dhe Europën si fat e vlerë dhe gjeografi.

Albin Kurti duhet të ndërmarrë veprime racionale, jopopuliste dhe në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.

Shteti nuk drejtohet tue akuzu të tjerët por me maturi e koordinim me aleatët: ShBA dhe Britaninë.

Kurti ka fuqi politike.

Duhet të gjejë moral politik e kurajë të rikthehet tek amerikanët!?

Presidentja nuk guxon të hyjë në konflikt me BE-në me retorikat e saj konfrontuese. Ajo nuk ka asnji ide politke dhe as nuk ka fuqi politike.

Sëpaku mos t’bâj dâm!

Integrimet euroatlantike janë

interes yni madhor nacional, sa të jet’ jeta!

Kujdes Presidente, alternativë nuk janë Rusia e Irani!