Lajme

“Lumbardhi” përmbyt shtëpinë e famljes Broçi

11/21/2022 20:48
nga:G B

Pas reshjeve të shumëta, Lumbardhi i Pejës shkaktoi dëme edhe te familja Broçi, meqë doli nga shtrati.

Kryefamiljari, Afrim Broçi rrëfen se si u mundua të bëj shpëtojë gjërat nga rrjedha e lumit.

Përderisa tregon se dëmi i shkaktuar është në vlerë prej mijëra eurosh.

E kushtet atmosferike shkaktuan dëme edhe në qendër të qytetit.

Një pjesë e shëtitores pranë Lumbardhit të Pejës ka filluar të shembet si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike.

Po pavarësisht kësaj, zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj ka thënë se momentalisht nuk ka ndonjë rrezik potencial.

Përderisa theksoi se ekipet kanë dalë në teren për të shikuar dëmet.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë nisur që nga dita e shtunë, në Zonën e Dukagjinit gjatë ditës së diel janë shkaktuar përmbytje në disa qytete.