Anglia fitoi sot ndeshjen hapëse me rezultat 6:2.
Në një ndeshje me plotë gola, të fundit për “Tre Luanët” e realizoi, Jack Grealish, shkruan GazetaBlic Sport.
Festimi i tij ishte me një kërcim mjaft interesant.
Anglezi i kishte premtuar një tifozi të vogël të Manchester Cityt që golin e tij të ardhshëm do festonte sipas mënyrës së vogëlushit.
Me Manchester Cityn nuk arriti ta përmbushte premtimin, por Grealish e mbajti fjalën pasi nuk e harroi tifozin e vogël dhe ia kushtoi golin atij pikërisht më
atë kërcim.
/GazetaBlic Sport/