Sporti

Rooney zgjedh edhe Kane para Ronaldos: Do nisja ndeshjen me Messin, Kane do ishte në bankën rezervë, Ronaldo do ishte jashtë

11/20/2022 17:03
nga:E K

Tensionet mes dy ish bashkëlojtarëve të Manchester United, Rooney dhe Ronaldo po vazhdojnë të rriten.

Akuzat të cilat i filloi Rooney gjetën kundërpërgjigjje nga Ronaldo, shkruan GazetaBlic Sport.

Së fundmi Rooney ka thumbuar sërish yllin portugez, ku në një intervistë të emisionit për Kupën e Botës zgjodhi edhe Harry Kane para Ronaldos.

“Më duhet të them se do filloja ndeshjen me Messin, Kane do niste nga banka rezervë, kurse do lija jashtë Ronaldon”.