Reshje e pandërprera të shiut kanë bërë që shumë qytete të Kosovës të vërshohen nga uji.
Shiu më i madh ka rënë në rajonin e Dukagjinit, gjegjësisht në Pejë dhe Istog.
Madje sasia e reshjeve ka shkuar deri në 110 litra për metër katror.
Kështu tha për Klankosova Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Shiu më i madh ka rënë në Pejë dhe Istog. Sasia e reshjeve ka qenë 110 litra për metër katror. Në pjesën tjetër, në rrafshin e Kosovës reshjet kanë qenë më të vogla, 20 deri në 30 litra për metër katror”, tha Aliu.
Sonte IHMK do ta bëj parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme duke na njoftuar se a do të vazhdojnë reshjet edhe gjatë ditëve të javës së ardhshme.


