Lajme

Reshjet e shiut/ Kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

11/20/2022 14:44
nga:Genita C

Pothuajse në gjithë territorin e Republikës së Kosovës janë krijuar përmbytje nga reshjet e mëdha të shiut, raporton Gazeta Blic.

Sipas një videoje shihet se ka kolona të gjata edhe në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në hyrje të komunës së Vushtrrisë.

Përmbytje ka edhe në komunën e Vushtrrisë si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.