Lajme

Presidentja Osmani testohet për COVID-19

11/19/2022 21:49
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është testuar për virusin Covid-19, pasi tri ditë më parë takoi presidentin austriak, Alexander Van der Bellen, i cili sot njoftoi se ka dalë pozitiv me Coronavirus.

Osmani ka dalë negativ në testimin për koronavirus.

Kjo u konfirmua nga këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani është testuar për COVID-19 dhe ka dalë negativ”, tha ai Express.